100 oret e Astronomise

Posted on Prill 2, 2009 nga

3



Se shpejti do marre jete projekti “100 ore astronomi” per Vitin Nderkombetar qe OKB ia ka dedikuar shkences se studimit te Universit, yjeve dhe planeteve. Maratona e gjate rreth 100 ore do perfshije ne te njejten kohe te gjitha vendet anetare te “International Year of Astronomy2009”. Per 5 dite gjate 24 oreve ne te gjithe boten do publikohen te dhena interesante per sekretet e universit. Projekti do nise me nje ceremoni zyrtare ne “Franklin Institute of Philadelphia” dedikuar shkencetarit Galileo Galilei. Programi maratone parashikon transmetimin 24/24 ore te te dhenave online ne faqen http://www.ustream.tv/channel/100-hours-of-astronomy duke filluar qe nga dita e premte. Transmetimi i te dhenave do monitorohet direkt nga vezhguesit boterore. Te shtunen parashikohen publikime falas i pamjeve nga teleskopet me te fuqishem te planetit, ndersa te dielen te gjithe te apasionuarit pas sekreteve te Diellit do kene mundesine te mesojne me shume per lemshin e zjarrte qe na jep jete.

top-channel.tv

Siti zyrtar: http://www.100hoursofastronomy.org/ Per shkak te vizitave te shumta eshte shpesh i bllokuar, megjithate me pak fat…