Laval: E ardhmja e realitetit virtual

Posted on Prill 29, 2009 nga

5



Cfare ndodh nese ne nje komune te vogel te Frances, mblidhen eksponentet me te rendesishem te kerkimit teknologjik boteror per te paraqitur produktet dhe idete e tyre mbi realitetin virtual? Rezultati eshte realiteti i zmadhuar.

NEXI duke u menduar, foto e MIT

Realiteti i zmadhuar eshte nje ide e zhvilluar vitet e fundit, e cila nenkupton mbivendosjen realitetit qe shqisat tona normalisht perceptojne, me gjithe informacionin qe produkte specifike mund ti shtojne. Nje prej aspekteve me te njohura eshte mbivendosja e pamjes qe mund te shohim drejtpersedrejti, me informacion te shkarkuar nga interneti i paraqitur ne syze ose ne lente speciale.

Duke filluar qe nga universitetet me te njohura si MIT e deri tek firmat me te fuqishme si Sony dhe Nvidia, gjithe specialistet me te medhenj te fushes paraqiten produktet e tyre mbi ate cka mund te jete realiteti ne nje te ardhme jo dhe aq te larget. Rezultati eshte me te vertete mbreselenes dhe pa shume nevoje per shpjegim. Robote qe do ti kishte zili edhe imagjinata e Asimov-it ne gjendje te ndyshojne shprehjen e fytyres ne varesi te humorit te personit qe kane perballe. Kamera qe ndjekin levizjet tona dhe robote qe i imitojne me perpikeri; projektues qe mund te ndryshojne menyren se si e konceptojme lojen ne kompiuter; kaska qe paraprijne dhe lajmerojne ne avance per levizjet perreth nesh… Imagjinata dhe aftesite krijuese te njeriut ishin te gjitha ne vitrinen e ketij salloni.

Videot me poshte prezantojne disa prej produkteve me interesante (per me shume kliko ketu), ndersa siti zyrtar eshte : laval-virtual.org

Imitimi i levizjeve:

Kape peshkun:

Kujdes prapa!:

Hello worlds

Advertisements
Të etiketuara: , ,