Sida: Shkencëtarët deshifrojnë gjenomën e virusit Hiv.

Posted on Gusht 7, 2009 nga

7



Studiuesit e Universitetit të Karolinës së Veriut në Chapel Hill (USA) kanë deshifruar për herë të parë gjenomën e virusit të Hiv (Human Immunodeficiency Virus).
Lajmi, që zë faqen e parë të revistës shkencore Nature, tregon se tashmë mund të kuptohen strategjitë e përdorura nga virusi si dhe të mund të prodhohen ilaçet antivirale.

Ndërlikimet dhe vështirësia e deshifrimit, deri më sot, qëndronin në faktin që HIV i magazinonte informacionet e tij në Rna (acidi ribonucleic) në vënd të elikës së dyfishtë, si gjithë viruset e tjerë.
Edhe në të kaluarën janë bërë zbulime për pjesë të vogla të gjenomës së Rna së Hiv, por kësaj rradhe bëhet fjalë për dy filamente shumë të gjatë të përbëra nga rreth 10mijë nukleotidi çdonjëri.

Kevin Weeks dhe kolegët e tij kanë përdorur teknologjinë e analizës së Rna-së të quajtur “Shape” për të deshifruar të gjithë strukturën e gjenomës së virusit deri në nivelin e nukleotideve të veçantë. Siç dyshohej, përbërja e nukleotideve influencon në prodhimin e proteinave, por shkencëtarët treguan që struktura e Rna influencon edhe shumë faza të ciklit infektiv të Hiv.

Falë këtij zbulimi mund të hidhet dritë në rolin e gjenomës së Rna në ciklin vital të një virusi si Hiv: “një mundësi është ajo që të modifikojmë sekuencën e Rna e të shikojmë nëse virusi e vë re këtë apo jo. Sepse kështu mund të shohim se, nëse duke ndryshuar apo goditur diçka të tij, mund të ndryshojmë edhe rritjen apo përhapjen e tij” shpjegon Weeks, që shton edhe që: ” kemi filluar të kuptojmë trukun që gjenoma përdor për të ndihmuar virusin që të maskohet dhe të mos zbulohet në organizmin e njeriut”.

Kjo është një ndihmë e madhe qëju vjen studiuesve për të kuptuar ciklin jetësor të gjenomës së Rna, e cila nga ana e saj përcakton edhe ciklin jetësor të Hiv.
Nga viti 1981, kur ekzistenca ju bë e njohur opinionit publik, llogaritet se Sida ka shkaktuar 25 milionë të vdekur dhe 33 milionë të sëmurë apo sieropozitivë.