NOBEL 2009: Cmimi i mjekesise hap javen e Nobelit!

Posted on Tetor 5, 2009 nga

0



Sot hapet java e nobelit me ndarjen e cmimit per mjekesine. Per kete vit cmimi i ka shkuar 3 kerkuesve amerikane (ne foto nga e majta ne te djathte) mjekeve Elizabet H. Blekbern (Elizabeth H. Blackburn – University of California San Francisco, CA, USA),  Karol Greider (Carol Greider – Johns Hopkins University School of Medicine Baltimore, MD, USA) dhe Xhek Sostak (Jack  Szostak  – Harvard Medical School; Massachusetts General Hospital Boston, MA, USA; Howard Hughes Medical Institute) per kerkimet e tyre mbi kromozomet.

Zbulimet e tyre treguan se si kromozomet mund te kopjoheshin ne menyre te plote gjate ndarjes qelizore, dhe sesi informacioni i mbajtor ne to nuk demtohej, ose shkaterrohej. Pergjigja mbahet ne nje pjese te vogel ne fund te kromozomit, te quajtur telomer, dhe ne enzimen qe i formon, telomeraza.

Elizabet Blekbern dhe Xhek Sostak zbuluan se nje sekuence ADN-je e ndodhur ne telomeret ishte pergjegjese per rruajtjen e informacionit ne kromozomet gjate ndarjes. Greider dhe Blekbern arriten te shpjegonin se si ADN-ja e telomereve prodhohej nga telomeraza. Keshtu u mund te kuptohej se si kromozomet mund te mbroheshin dhe se si telomeret ndertoheshin nga telomeraza.

Ndarja e cmimeve “Nobel” ka startuar ne Stokholm dhe  dhenia e tyre perfundon me 12 tetor, me ate te Ekonomise. Fituesit do te ndajne vleren e cmimit prej 1 milion Eurosh (1.4 milione dollaresh)

Burimi: nobelprize.org
Fotoja qe shpjegon kerkimet e bera (anglisht .pdf)

Posted in: mjekesi, Nobel 2009