NOBEL 2009: Pak “drite” ne Nobelin e fizikes

Posted on Tetor 8, 2009 nga

0



Cmimi nobel per fiziken kete vit nderon teknologjite e bazuara mbi driten, zbulimi i te cilave ndrushoi pergjithmone fusha si astrofozika po aq sa edhe jeten tone te perditshme. Neqoftese po lexoni kete artikull atehere me siguri jini duke perdorur internetin, dhe me siguri e njihni rendesine e tij. Mundesia per te patur nje internet ashtu si e njohim sot qe lejon shkarkimin e videove, programeve, materialeve multimediale ne pak minuta i detyrohet vecanerisht mundesise fizike te shperndarjes se informacionit me shpejtesine e drites. Te gjitha keto progres bazohen mbi studimet e Charles Kuen Kao, Willard Sterling Boyle et George Elwood Smith, te cilet kete vit jane shperblyer me cmimin me prestigjoz ne shkence. Me 1960 Charles Kuen Kao (i lindur ne Kine por me kombesi britanike) pati idene se informacioni mund te transportohej realisht ne formen e impulseve te drites ne fibra qelqi, neqoftese arrihej te krijohej nje material vecanerisht i paster. Nderkohe qe ne epoken e tij disa dhjetra metra te materialit me te paster te kohes arrinin te bllokonin shperndarjen e sinjalit, ai arriti te vertetoje se largesi prej qindra kilometrash mund te pershkroheshin pa patur humbjen me te vogel te informacionit. Ne vitin 1966 ai arriti te provoje rezultatet e tij ne menyre eksperimentale dhe ne vitin 1970 tre kerkues te tjere prodhuan fibren e pare optike. E pandjeshme ndaj fenomeneve atmosferike, ndaj lekundjeve elektromagnetike, ajo ishte ne gjendje te transportonte 65000 here me shume informavion se fijet e bakrit. Revolucioni sapo kishte filluar…

Gjysma tjeter e Cmimit i takon Willard Sterling Boyle et George Elwood Smith. Studimet e tyre kishin si qellim realizimin e kapesve te sinjalit CCD (Charge-Coupled Device). Megjithese emri mund te duket pak i veshtire dhe ekzotik, ata gjenden kudo ne kamerat e sotme dixhitale. Keta marres perdorin efektin fotoelektrik te teorizuar nga Ajnshtajni nepermjet teorise se kantave. Fotoni, qe s’eshte nje “copez” drite (thermija minimale e drites), krijon nje shkarkese elektrike sa here qe perplaset mbi nje gjysem-percjelles. Duke matur intensitetin e kesaj shkarkese elektrike mbi nje material te ndertuar ne forme rrjete, jemi ne gjendje te njohim ngjyren qe e materialit qe e ka devijuar kete foton deri ne kapesi tone. Cdo qelize e kesaj rrjete perben nje pixel, te cilet duke u bashkuar krijojne nje imazh (fotografi ose video). Kjo eshte ajo cka qendron ne qender te cdo aparati dixhital, qe ne mund te perdorim qe nga celulari deri tek kamerat me te avancuara.