NOBEL 2010: Cmimi i mjekesise i jepet babait te fekondimit “in vitro”

Posted on Tetor 4, 2010 nga

0




Cmimin Nobel për Mjekësinë në vitin 2010 e ka marrë babai i fekondimit artificial, Robert Edwards. Komiteti i Nobelit deklaron se Edwards eshte vleresuar “per zhvillimin e trajtimit te fekondimit njerezor in vitro. Zbulimet e tij kane mundesuar trajtimin e problemeve te sterilitetit qe prekin nje perqindje te madhe te njerezimit dhe me shume se 10% te cifteve ne bote“.
Edwards kerkimet per fekondimin in vitro i ka filluar me 1960. I ndihmuar nga Patrick Sheptoe, i vdekur me 1988, ai tentoi te kalonte nga eksperimentet ne praktike, por autoritetet britanike i prene financimet mbi kerkimet e tij, teper te kundershtuar ne ate epoke. Vetem fale financimeve private Edwards mundi te vazhdoje eksperimentet mbi fekondimin in vitro.
Nga transferimi i embrionit te pare ne miter deri ne arritjen e nje lindjeje me kete teknike u deshen te kalonin plot 7 vjet. Ishte Louise Joy Brown, femija i pare “epruvete” qe lindi me 25 korrik 1978.
Ne ditet e sotme teknika eshte permiresuar se tepermi dhe progresi i teknologjise ka mundesuar nje sukses per 20-30% te fekondimeve in vitro. Studimet afatgjate vertetojne se femijet e lindur fale kesaj teknike kane nje jete po aq te shendetshme sa edhe femijet natyrale. Deri me sot kane lindur 4 milion femije fale studimeve te E. Edwards.
P.S: eshte interesante te shihen komentet e personave te cilet kane mundur te behen prinder  vetem fale kesaj teknike. Ne sitin e Nobelit mund te shihni reagimet e tyre ndaj kesaj medaljeje te merituar nga Edwards. (kliko ketu)
Burimi & Foto: NobelPrize.org
Advertisements