NOBEL 2010: Fizika vlereson grafenin!

Posted on Tetor 5, 2010 nga

0


grafeni



Nobeli i fizikes u eshte dhene kerkuesve ruse Andre Geim dhe Konstantin Novoselov per kerkimet e tyre mbi grafenin, nje kristal karboni bidimensional, shume i holle dhe rezistent. Geim 51 vjet dhe Novoselov, 36 vjet kane filluar kerkimet e tyre per kete material ne universitetin e Mancesterit para 6 vitesh.

Grafeni eshte nje flete bidimensionale (atomet jane te vendosur te gjithe ne nje plan dhe jo njeri mbi tjetrin) e perbere vetem nga atome karboni. Fakti qe ne kete material ndodhen vetem atome karboni, ben qe lidhjet midis tyre te jene shume me te forta se materialet e tjera me baze karboni pasi ne te mungojne papastertite qe te dobesojne keto lidhje. Karakteristikat kryesore qe i risin rendesine ketij materiali jane transparenca qe e ben te perdorshem ne nje spekter te gjere praktikash, rezistenca, dhe percjellshmeria e larte e elektriciteti dhe e nxehtesise.

Punimet e dy fizikanteve ruse jane cilesuar si “revolucionare” nga komiteti i mbledhur ne Stokolm.
Rendesia e grafenit eshte rritur se tepermi vitet e fundit. Perdorimet e tij kryesore jane ato ne fushen e ekraneve taktile, te kompiuterave ne forme tablete, te paneleve diellore, celulareve etj. Cmimi eshte edhe me i rendesishem nese mendohet se studimet e para mbi grafenin kane filluar vetem ne vitin 2004 ne universitetin e Mancesterit. Ne ate kohe ata kishin arritur te shkuptnin nje flete grafeni nga grafiti qe eshte karboni qe ndodhet ne majen e lapsave qe perdoren ne jeten e perditshme.
Komiteti i Nobelit thekson se grafeni hap perspektiva te reja per “fenomenet e pershkruar nga fizika kuantike” dhe se “tranzistoret me baze grafeni do te jene thellesisht me te shpejte se ata te krijuar nga perdorimi i silicit, gje qe do te lejoje prodhimin e kompiuterave me te shpejte“.

Per me shume informacion mbi grafenin dhe perdorimet e tij, klikoni ketu per te gjetur ne .pdf raportin e komitetit te Nobelit per publikun e gjere.

Ndersa ne kete link, nje informacion me i avancuar me permbajtje shkencore.

Ne foto: ne te majte: Andre Geim / ne te djathte: Konstantin Novoselov

Foto & Burimi : NobelPrize.org

Të etiketuara: , ,