Të dashur burra, lamtumirë!

Postuar në Tetor 21, 2010 nga

3


kromozom


Pasi kanë arritur barazinë gjinore në nivelin shoqëror, tashmë femrat po tentojnë parakalimin përfundimtar përkundrejt meshkujve. Këtë “parakalim” po kërkojnë ta bëjnë duke tentuar të bëhen autonome pikërisht atje ku, deri më sot, nuk mund ta bënin: fekondimin pa ndihmën e mashkullit.
Një ide e tillë, që në një të ardhme jo të largët mund të mos jetë kaq fatashkencë sa çdo dukej sot, përforcohet pas zbulimit të bërë nga shkencëtarët anglezë të Newcastle Upon Tyne, që kanë zbuluar një mënyrë për të transformuar qelizat staminale të palcës kockore të femrave në spermë, duke lënë kështu jashtloje rolin e mashkullit në procesin e rikrijimit të jetës.

Zbulimi është publikuar në New Scientist dhe ka patur një jehonë të gjerë në shtypin anglez.
Profesor Karim Nayernia, që drejton ekipin e studiuesve, është gati që të fillojë eksperimentet brënda pak muajsh, nëse i jepen lejet e nevojshme për eksperimentimin. Sipas tij, mbështetur në eksperimentet e shumta të bëra në laborator me mijushat, brënda dy vjetësh mund të arrijë që të realizojë qeliza spermatozoide brënda trupit të femrës, por që, këto qeliza të jenë në gjëndje që të pllenojnë, do të duhen eksperimentime të tjera që mund të zgjasin edhe disa vjet të tjera.

Sipas shkencëtarëve, ky zbulim mund të përfaqësojë një etapë të re të rëndësishme në luftën kundër mosmbetjes shtatzanë të femrave.
E gjithë kjo, ka edhe një të keqe “të vogël”: fëmijët e lindur me këtë mënyrë do të jenë pothuajse që të gjithë të seksit femër, sepse në riprodhim nuk hyn në lojë kromozoma Y, që është një “copyright” i meshkujve.

Përtej diskutimeve etike dhe fetare që do ngjallë ky zbulim, ku, si për femrat, një të nesërme edhe meshkujt (me të njëjtën procedurë) mund të kenë “vezët” e tyre dhe të bëhen nënë dhe babë njëkohësisht për fëmijën e tyre, është akoma shpejt për të parë rezultate të pranueshme, sepse mundësia që fëmijët e lindur të dalin me anomali gjenetike nga më të ndryshmet, është jashtëzakonisht e lartë.

About these ads
Posted in: Uncategorized