
Me 21 korrik te 1969, ne mes te luftes se ftohte, anija hapesinore e misionit Apollo 11 arrin te ulet ne siperfaqen e Henes, duke i lejuar njerezimit per here te pare te shkele ne nje trup qiellor te ndryshem nga Toka dhe duke i lejuar SHBA-se te rimarre supremacine kundrejt Bashkimit Sovjetik ne garen drejt pushtimit te hapesires. Deri ne kete date kete gare e kishte udhehequr gjithnje blloku Sovjetik me arritje te njepasnjeshme duke lene pas ne cdo stafete SHBA-ne.
– Sateliti i pare ne hapesire: Sputnik 1 me 4 tetor 1957 – Bashkimi Sovjetik
– Qenia e pare e gjalle ne hapesire e derguar nga Toka: Qeni Lajka, Sputnik 2 me 3 nentor 2957 – Bashkimi Sovjetik
– Fotografimi i pare i faqes se fshehur te Henes: Luna 3, me 19 shtator 1959 – Bashkimi Sovjetik
– Fluturimi i pare hapesinor i nje njeriu: Vostok 1 me brenda Juri Gagarinin, me 12 prill 1961 – Bashkimi Sovjetik
Edhe pse nderkohe SHBA kishte bere edhe ajo disa arritje ne fushen e pushtimit te hapesires (fotografimi i pare i Tokes, satelitin e pare meteorologjik etj) asnjera prej tyre nuk ishte e krahasueshme ne kontekstin e propagandes dhe reklamimit te fuqise me arritjet e BS. Ajo cka i dha skeptrin e fitores SHBA-se ishte ulja e nje njeriu per here te pare ne Hene. Nje eveniment ky qe shenjoi jetet e me shume se 600 milion personave qe e ndoqen drejtpersedrejti dhe qe i dha Amerikes supremacine per te cilen kishte nevoje.
Jane pikerisht filmimet e ketij misioni ato qe kane ngjallur dyshime dhe qe kane krijuar nje nga teorite konspiruese nga me interesantet e te gjitha koherave. Sipas kesaj teorie amerikanet nuk do te kishin zbritur kurre ne Hene me 1969 dhe gjithcka do te ishte vetem nje inskenim i krijuar nga CIA dhe Nasa per te kundershtuar arritjet sovjetike dhe per ti dhene SHBA-se fitoren ne kete gare. Provat me te rendesishme te kesaj teorie shpalosen ne emisionin e shfaqur me poshte, nje dokumentar i krijuar nga FOX.
Edhe pse qe ne fillim te emisionit thuhet se teorite e shfaqur nuk jane shpjegimi i vetem i fakteve, provat qe sillen kunder uljes ne Hene, jane me se paku shqetesuese dhe qe te bejne te reflektosh! Kushdo qofte dhe skeptiku me i madh e ka te veshtire te ruaje pozicionin e tij te mendimit pasi ka pare nje emision te tille.
Me poshte mund te shihni emisionin e marre nga youtube, ndersa duke klikuar ketu mund te shihni emisionin e plote ne google videos.
Pjesa 1:
Pjesa 2:
Pjesa 3:
Pjesa 4:
Pjesa 5:
Normalisht per secilin nga faktet e pasqyruara ne kete emision ekziston nje kunderpergjigje dhe nje shpjegim teresisht shkencor nga ana e Nasas. Ne nje post te ardhshem shpjegimi mbi provat e paraqitura…
Qendroni ne linje!
P.S: Emisioni eshte ne anglisht, megjithate emisione te tjera te ngjashme ne gjuhe te ndryshme ekzistojne (pervec shqipes). Lini nje koment nese kerkoni emisionin ne nje gjuhe tjeter, ne menyre qe ta postojme adresen.
dardan jashari
23 Nëntor, 2010
ku mund ta gjej emisionin ne gjuhen gjermane ju lutem nese ka mundesi.FAliminderit
blogshkenca
25 Nëntor, 2010
Fatkeqesisht nuk po e gjejme dot versionin ne gjermanisht, te pakten ne internet! Nese ndonje nga lexuesit e di ku mund te gjendet, mund ta publikoje adresen ne koment.
Sidoqofte kerkimi vazhdon…
zotrules
24 Dhjetor, 2010
Blogshkence; nuk ka asnje dyshim qe kemi shkuar me te vertete; po po, me te vertete, ne hene.
Mendo vetem kaq; u zbuloka nga vete amerikanet pas 40 vjeteve qe qenka mashtrim, dhe nuk u zbulua dot nga sovjetiket per keto 40 vjet? megjithmend mendon ashtu? nese amerikanet e bejne per te bere ndonje lek, sovjetiket do e kishin bere per krenari kombetare/shteterore, per te treguar supremacine e tyre ne ate lloj gare. megjithmend mendon qe nuk do kishim degjuar asnje gje prej tyre?
te them te drejten, ky nuk eshte artikull i denje per nje blog shkencor.
blogshkenca
24 Dhjetor, 2010
Blogu nuk publikon vetem mendimet e nje personi thjesht ndonjehere eshte interesante te paraqiten edhe kendveshtrime te tjera dhe per me teper te shihet kunderpergjigja shkencore per te gjitha fenomenet e publikuar ne video. NASA ka publikuar vete nje sit interneti per te shpjeguar shkencerisht fenomenet e cuditshme te hasura.
zotrules
24 Dhjetor, 2010
kisha mendimin qe po te hapje nje seksion ne kete blog qe te merrej vetem me teori konspirative, do te kishe me shume kuptim. se kur i boton keshtu, duket sikur jane material shkencor. dhe nuk po flasim per universe paralele apo lajthitje te tjera te kesaj natyre… po flasim per fakte te kryera, me prova te pakundershtueshme. Fakt historik pra. me deshmitare, dhe cdo lloj vertetimi tjeter te mundshem.
gjithsesi, e kundershtova artikullin me nje kendveshtrim qe ndoshta nuk te kish shkuar mendja ndonjehere apo ta kishe pare gjekundi. -ndoshta dhe po, po gjithsesi, e thashe.