CERN izolon antimaterien

Posted on Nëntor 20, 2010 nga

2


antimaterie


LHC (Large Hadron Collider) eshte nje nga eksperimentet shkencore me te kushtueshme te te gjitha koherave. Nje arritje teknologjike e races njerezore qe do ti lejoje kuptimin me te plote te pyetjeve thelbesore mbi universin. Ndertimi i tij kushtoi rreth 7.5 miliard euro dhe vuri ne prove te gjithe kapacitet inxhinieristike dhe shkencore te njeriut. Kostoja e larte e nje eksperimenti te tille beri qe “kusheriri” i tij amerikan SSC (Superconducting Super Collider) te anullohej ne vitin 1993.  Kongresi amerikan e anulloi kete projekt me justifikimin se kostoja e tij ishte shume e larte, rezultatet e paqarta, dhe se amerika nuk kishte me cte provonte per supremacine e saj ndaj Bashkimit Sovjetik. Eshte tragjikomike te mendosh se nje projekt i tille u anullua per pune kostosh nderkohe qe per 15 vjet SHBA vazhdoi te shpenzoje ne menyre te pamatur ne cdo aspekt tjeter.

Pas ketij anullimi topin e morri Europa e cila vendosi te financoje nje projekt me te njejtin qellim: ti pergjigjet pyetjeve thelbesore mbi krijimin e universit tone. Nje Europe e Bashkuar ne hapat e saj te pare (viti , me projekte te medha dhe qe do te theksoje rendesine e saj ne rang boteror. Edhe pse kostoja e ketij projekti eshte me te vertete kolosale, frytet e tij jane po aq kolosale.

Pas krijimit të mini-Big Bangut në Large Hadron Collider, shkencëtarët CERN kanë arritur tashmë një tjetër rezultatet rekord në fushën e fizikës kuantike. Këtë herë në Gjenevë ishin në gjendje të krijojnë 38 atomet te antimateries dhe ti izolojne per nje fraksion sekonde. 

Sipas “modelit standard” të fizikës kuantike, çdo grimcë elementare e materies (proton, neutron, elektron) ka te bashkevlefshmen e saj ne boten e antimateries me ngarkese dhe spin te anasjellte. Per shembull  elektronit i korespondon pozitroni (thermije qe rrotullohet rreth atomit por me ngarkese pozitive). E njejta gje ndodh per antiprotonin (te anasjelltin e protonit) qe ka nje ngarkese negative dhe qe eshte i vendosur ne berthamen e antiatomit.

Krijimi i antimateries në laborator ose përdorimin e tij në teknologji nuk është më një risi. Problemi qendron ne studimin e karakteristikave te saj. Antimateria eshte tmerresisht e paqendrueshme ne boten e materies. Sapo nje thermije antimaterieje prek nje thermije materieje anihilohet (zhduket) duke cliruar keshtu energji. Duke qene se ne boten qe na rrethon materia eshte kudo e pranishme, nuk ka shume vend per te pritur antimaterien… pervec CERN-it. Duke qene se boshlleku total nuk ekziston ne praktike (sado te arrijme te krijojme boshllek do te mbetet nje sasi e vogel atomesh), shkencetaret e CERN-it pervec krijimit te nje boshlleku maksimal te lejueshem nga teknologjite e sotme, kane gjetur edhe nje zgjidhje tjeter per te ndaluar takimin e antimateries me materien. Fale fushave te forta magnetike ata kane arritur te ulin ne minimum energjine e therrmijave te antimateries ne menyre qe te leviznin sa me pak te ishte e mundur. Duke levizur fare pak per normat e botes atomike, antithermijat kishin me pak mundesi te takonin thermijat e materies qe gjendeshin ne boshllekun e krijuar. Keshtu 38 antiatomet e hidrogjenit te krijuara kane mundur te qendrojne ne “jete” per 2/10 e sekondes. Nje kohe e mjaftueshme per te arritur te regjistruar te dhena mbi sjelljen dhe karakteristikat e tyre. Te dhane qe pas studimit do te mund te na lejojne te njohim me mire kete bote te cuditshme qe mendohet se mund te kete krijuar edhe universe antimaterieje.

Sipas teorise se Big Bangut antimateria dhe materia ekzistonin kudo pas shperthimit te madhe.
Megjithate natyra me sa duket ka nje tendence kundrejt materies. Keshtu per cdo 10^27 therrmija antimaterieje ekzistojne 10^27 + 1 therrmija materieje. Teksa cdo thermije antimaterieje asgjesoheshe nga therrmija e materies, teresia e 1 thermijave cdo 10^27 therrmija materieje qe mbijetuan i dhane jete universit tone sic e njohim ne sot.
Studimi i karakteristikave te therrmijave te izoluara do te lejojne te njohim ndoshta perse natyra ka kete prirje kundrejt materies, dhe a eshte e mundur qe antimateria te kete krijuar nje “anti-univers” te anasjellte me tonin ne nje dimension paralel? Fale LHC pyetjeve me te rendesishme per racen njerezore po u arrihet gjithnje e me shume tu gjendet nje pergjigje.

Take that USA!!!