Eksperimenti Icarus

Posted on Mars 30, 2011 nga

0



U inaugurua dje (29/03/2011), në Laboratorin e Institutit të Fizikës Bërthamore të Gran Sasso-s, eksperimenti Iacarus (Imaging Cosmic and Rare Underground Signals), i projektuar dhe realizuar nga  Çmimi Nobel për fizikën, Carlo Rubbia.

Qëllimi kryesor i Icarus-it është kapja dhe studimi i rrezeve kozmike.
Që me aktivizimin e laboratorit për këtë qëllim, aparatet kanë arritur të regjistrojnë gjurmë të rrezeve të rralla kozmike që arrijnë deri në thellësinë e laboratorit (në tunelet që ndodhen 1400metra nën shkëmbinjtë e masivit të Gran Sasso-s), por përparësi do ketë studimi i neutrineve që vijnë direkt nga Cern-i  si dhe neutrineve që ndodhen në atmosferë, që vijnë nga dielli, që vijnë nga eksplozionet e Supernova-ve, duke bërë kështu një hap përpara drejt zbulimit të Universit.

Si funksionon Icarus: Icarus përdor dy vaska 20 metra të gjata, 3 të thella e të gjëra me 400metër kub argon të lëngët (rreth 600 ton) për të “kapur” gjurmët e grimcave të jonizuara që kalojnë nëpër të. Kjo teknologji, është evolucioni i teknologjisë së mëparshme, ku, në vaskat e mbushura me hidrogjen të lëngët, gjurma e grimcave shikohej nëpërmjet fotografimit të mikroflluskave që krijoheshin nga jonizimi gjatë kalimit të tyre.
ICARUS është një rilevator me fije (elektroda) të zhytura në argonin e lëngët, që lejon regjistrimin elektronik të kalimit të grimcave, duke matur ndryshimin e ngarkesave elektrike që ndodhin gjatë kalimit të tyre.

Carlo Rubbia, u shpreh që  “Icarus do jetë “gjahtari” i lëndës së errët (materia oscura), që është gjëja më e jashtëzakonshme që duhet të arrijmë ta kuptojmë. Nëpërmjet Icarus-it mund të studiojmë ç’ndodh me neutrinet, këto grimca bazë, për të arritur që të njohim Universin,  të cilit deri më tani i njohim vetëm 5%.
Kemi kuptuar deri më tani, që neutrinet nuk janë thjesht një çift grimcash elementare, por që kanë edhe karakteristika të veçanta dhe që i gëzojnë vetëm ato. Në veçanti, neutrinet mund të jenë shkaku kryesor i ekzistencës së lëndës së errët, një nga zbulimet më të mëdha të viteve të fundit. Lënda e errët tregon atë nga ç’jemi të përbërë”