Vuajtjet nga humbja e një dashurie shkaktojnë dhimbje. Deri këtu, sidomos për të dashuruarit që e kanë provuar se çdo të thotë që të braktisesh nga partneri ose partnerja, s’ka asgjë të re, por tashmë ky fakt është provuar edhe shkencërisht.
Sipas një studimi të publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences, dhimbja e shkaktuar nga braktisja e partnerit, ose partneres, sjell një dhimbje të krahasuar me një traumë apo goditje fizike.
Studiuesit e Universitetit të Michigan-it, kanë zbuluar se kur dikush braktiset nga i dashuri, në trurin e tij aktivizohen të njëjtat zona cerebrale që konsiderohen si zonat e perceptimit të dhimbjes. Aktivizohen në mënyrë të veçantë, zonat që “ndizen” kur digjemi.
Ekipi i studiuesve, i drejtuar nga Ethan Kross, arriti në këtë përfundim pasi analizoi reagimin e 40 personave relacionet e të cilëve qenë ndërprerë pa dashjen e tyre dhe për shkak të braktisjes ndiheshin të hidhëruar.
Këtyre personave ju dha që të plotësonin një pyetësor psikologjik më parë se të futeshin e të analizoheshin nëpërmjet rezonancës magnetike.
Për të studiuar mekanizmin e asaj çka ndodhte në trurin e këtyre personave, studiuesit stimulonin kujtesën, e këtyre personave, duke i paraqitur fotografitë e ish-partnerit. Më pas, në përfundim të testimit, studiuesit ju shkaktonin një dhimbje fizike, nëpërmjet një stimuli termik, të njëjtë me atë që provohet me një filxhan kafeje shumë të nxehtë .
Duke krahasuar rezultatet e arritura, studiuesit kanë arritur në përfundimin që, zonat e trurit, të lidhura me braktisjen nga partneri, janë të njëjta me zonat e lidhura me dhimbjen fizike.
Ky studim, ka konfermuar gjithashtu që, sa më i madh të jetë numri i ditëve të kaluara nga ndarja, aq më i vogël është reagimi i këtyre zonave cerebrale të lidhura dhe me emocionet e ndarjes. Dashuria, pra, mund të shkaktojë vuajtje dhe dhimbje, por për fat dhimbjet e dashurisë nuk janë të përjetshme.
fabjol kurti
27 Qershor, 2011
…Mendoj qe njeriu eshte 1-person i perbere nga tre persona te tjere…sic ashtu eshte krijuar dhe zoti sipas ungjillit eshte nje preson i perbere nga tre persona te tjere..por qe jane te bashkuar ne 1 si flaket e qeririt…
-Ati+Biri+Shpirti i shnjete…trinija e njeqenshme qe perbejne Perendine Biblikishte..keshtu dhe njeriu eshte i perbere nga tre persona..por qe jane ne nje…Kemi 1-personin Fizik,(Trupi jone prej mishi,ose personi somatike)Kemi 2-personin Psikike,(Qe eshte sitetmi nervore dhe eshte pergjegjes per cdo gje cka ndodhe rrethe vete njeriut dhe eshte i vetmi qe ndane njeriun nga gjallesat tokesore sepse i jep atije arsyne dhe logjiken.)3-Personin shpirtetore (eshte ai qe lidhe keto tre sisteme ne nje dhe perbejne ate qe quhet njer)
-Nje forme argumenti per te na bindur qe vertet Zoti e krijoi njeriun sipas shembelltyres se tije…
-Bashkimi i Trupit+psikozes dhe shpirtit..ne nje pike te perbashket te vera ne dukje per nje moment kohe te pa perfillshme do ta quaja dashuri…qe si rrjedhoje kemi shpjegimin dhe dukurine e dashurise qe te gjithe e kemi njohur jo me shume se 3 here ne jete…flm
genci
5 Shtator, 2011
aman mos e pyet. tmerr eshte.
Petref Saraci
18 Maj, 2012
Po mundohem te gjej nje person kontakti per blogshkencen. Me ndihmon njeri? Shpresoj qe dhe autoret e blogshkences ta lexojne kete koment.
Arsyeja perse kerkoj nje person kontakti eshte kompania Kliko ( kliko.al ) kerkon te bashkepunoj per publikimin e disa prej nga artikujve.
Per me shume ju lutem me shkruani ne petref.saraci@kliko.al