Pilula kundër shtatzanisë… për meshkujt.

Posted on Nëntor 17, 2007 nga

23



Një nga mënyrat e mundëshme për të evituar shtatëzanitë e padëshiruara mund të jetë dhe pilula e diskutuar këto ditë në takimin e American Association of Pharmaceutical Scientists, në San Diego (Usa).

Sipas Wall Street Journal – janë ilustruar rezultatet e para të arritura në studimet mbi minjtë.: « Kjo pilulë antikonçepcionale për meshkujt- shpjegon Jim Dalton, Ohio State University dhe kërkues i GTx, industri e specializuar në trajtimin e hormoneve me qëndër në Memphis – është një moduluese e receptorëve androgjenë selektivë (Sarm), që është në gjëndje që të “shuajë” që në tru krijimin e spermatozoideve».

Sipas studimeve të deritanishme, ky “bllokim” nga truri i krijimit të spermatozoideve është i rikthyeshëm. Prodhimi i tyre mund të rifillojë pas dy ose tre muajsh pas ndërprerjes së kurës. Për të aktivizuar mbrojtjen antikonçepcionale, është e nevojshme marrja e pilulës çdo ditë për dy-tre muaj.

Tek minjtë e laboratorit, ilaçi, i quajtur përkohësisht C-31 ka arritur 100% të rezultatit me dozën prej një të dhjetës së miligramit në ditë. Pas 100 ditësh nga ndërprerja e terapisë, niveli i aftësisë për tu bërë baba, u kthye sërish tek 100%.

Ky studim është financuar nga National Institutes of Health amerikan. Eksperimentimi do vazhdojë akoma për 5-10 vjet për të parë të gjitha rezultatet dhe të shihen efektet anësore të ilaçit.

Të etiketuara:
Posted in: mjekesi