Google Earth ka zbuluar Atlantiden… ?

Posted on Shkurt 27, 2009 nga

4



Ndodhet rreth 5 km nen siperfaqen e detit, ka forma shume precize per te qene nje fenomen natyror, dhe largesia e saj 700 km larg ngushtices se Gjibraltarit perkon plotesisht me Atlantiden e Platonit! Me keto te dhena te gjithe te apasionuarit e mistereve mund ti lejojne vetes disa caste enderrimi…

atlantida-google-earth

Te gjithe ata qe kane te instaluar versionin e fundit te Google Earth (program qe lejon te zbulosh globin tokesor) mjafton te vendosin koordinatat 31 15’15.53N – 24 15’30.53W per te zbuluar se per cfare po flasim. E cuditshme, apo jo?
Eshte evident fakti qe pamja ngjan se tepermi me ate te nje qyteti, ose se paku me dicka te krijuar nga dora njerezore. Per me teper sic e thekson dhe Bernie Bamford, autor i zbulimit, vendodhja perkon plotesisht me pershkimet e Platonit “pertej kollonave te Herkulit”. Kollonat e herkulit, ishte emri i perdorur ne greqine e lashte per te pershkruar ngushticen e Gjibraltarit, pertej se ciles duhet te ndodhej e pakapshmja Atlantide. Drejtekendeshi me permasa 130 me 170 km ndodhet tani ne 5400 m thellesi dhe format e tij jane mjaft perfekte per te te bere te mendosh se kemi te bejme vertet me Atlantiden. Per me teper asnje fenomen natyral gjeologjik i njohur deri me sot nuk mund te formoje struktura kaq te komplikuar dhe precize…
Por atehere cfare na pengon per te pohuar me siguri se kemi zbuluar Atlantiden e famshme, token e mrekullirave te zhdukur rreth 9000 vite para Platonit?

Ne rradhe te pare fakti qe lajmi po transmetohet ne nje blog mbi shkencen, dhe si cdo zbulim shkencor i denje te quhet i tille, duhet ne rradhe te pare te provohet. Pra te sigurohemi nese e kunderta do te ishte e gabuar. 700 km larg ngushtice se Gjibraltarit eshte nje hap paksa i madh per te thene me siguri se ky eshte pozicioni i duhur. Ne kete shkalle largesie atehere edhe Antilet, Kepi i Gjelber, madje edhe kontinenti Amerikan mund te klasifikohen si “pertej kollonave te Herkulit”. atlantide-harte
Per me teper sipas Platonit, prifti egjiptian i Tempullit te Saisit e pershkruan Atlantiden:
“Ky ishull ishte me i madh se Libia(Afrika e asaj kohe) dhe Azia(Turqia e sotme) te marra se bashku…”
Pra zbulimi i bere eshte shume i vogel i krahasuar me pershkrimin e filozofit ne Timeu.
Ne rradhe te dyte, ketyre dyshimeve i shtohet edhe nje artikull i shfaqur ne blogun zyrtar te Google “Atlantis? No, it Atlant-isn’t“. Ne kete artikull jepet nje shpjegim pak me i qarte dhe shkencor se supozimet e meparshme. Per te krijuar harten e fundit te oqeanit, perdoret nje metode mjaft e thjeshte por dhe efikase. Anijet qe pershkojne oqeanin, dergojne tinguj zanore drejt dundit te tij, te cilet pasi perplasen rikthehen dhe kapen nga pajisje speciale. Duke matur kohen qe i duhet tingullit per tu rrikthyer perseri ne siperfaqe, mund te llogaritim thellesine e oqeanit ne ate pike. Duke bashkuar gjithe keto te dhena mund te krijojme edhe nje harte me 3 dimensione. E meta e kesaj metode eshte se matet vetem nje pjese e zone qe ndodhet poshte anijes, dhe si rezultat duhet pershkruar gjithe oqeani per te patur nje harte te plote. Keshtu per shkak te kostos se larte qe do te paraqiste pershkimi i gjithe oqeanit, anijet kalojne neper vija te caktuara paralele per te mbledhur informacionin e nevojshem per te krijuar iluzionin e nje harte te plote te oqeaneve.
E thene ndryshe vijat qe duken ne Google Earth nuk jane gje tjeter vecse pjesa e oqeanit qe eshte mundur te hartografohet nen trajektoren qe kane pershkuar anijet.
Megjithate kjo nuk do te thote se Atlantida nuk ka ekzistuar kurre ose se nuk mund te ndodhet akoma ne fund te oqeanit Atlantik, vetem se per momentin teknikat e perdorura nuk jane aq te sakta sa te na lejojne ta bejme kete. Nje tjeter fakt qe tregon se sa pak e njohim fundin te oqeaneve te planetetit tone i cili i krahasuar me siperfaqen e Marsit eshte 250 here me pak i dokumentuar. Me shprese se ne te ardhmen do te arrijme ta zbulojme akoma me thelle planetin tone, asgje nuk na pengon te vazhdojme te kerkojme Atlantiden…

Pamja nga Google Earth online.

Advertisements