Zbulohen galaktikat e para te Universit!

Posted on Shtator 8, 2007 nga

6



galaksite e para

Fale teleskopeve hapesinore Hubble dhe Spitzer, astronomet kane mundur te zbulojne 9 nga galaktikat me te vogla, me kompakte dhe me te dobeta te observuara ndonjehere(kliko mbi figure per te pare imazhin e plote). Keto galaksi jane kaq larg nga ne sa drita qe ka mberritur eshte ajo e vetem 1 miliard vjet pas Big Bang-ut. Ato jane rreth 100 000 here me te vogla se galaktika jone Udha e Qumeshtit.
Drita ngjyre blu e kapur nga Hubble deshmon per prezencen e yjeve te reja ne gji te ketyre galaksive, ndersa mungeses e rrezatimit infra te kuq ne pamjet e marra nga teleskopi Spitzer deshmon per mungesen e gjeneratave te meparshme yjesh. Pra sic i shohim sot keto galaksi jane akoma duke u formuar dhe ne yjet e tyre te para po shnderrohen elementet me te lehta te prodhuara nga Big Bang-u , hidrogjen dhe helium, ne elemente me te renda te tabeles periodike.
Tre nga galaksite kane me shume nje forme te terhequr se ate normale rrethore ose spirale, gje qe tregon se ato jane duke ndervepruar me galaksi te tjera me te cilat do te shkrihen per te formuar struktura me te medha.

Burimi: Hubble News Release