Ajo qe sot mund te quhet nje parajse per paleontologet, ka qene nje ferr i vertete per dinosauret e izoluar atje 90 milion vite me pare.
Nje grumbull dinosauresh te ngjashem me zogjte e kane gjetur veten te bllokuar ne nje “kurth” balte prane nje liqeni te ndodhur ne shkretetiren e sotme te Gobit. Te gjendur ne menyre te papritur ne kete kurth kane kerkuar me kot te shpetojne dhe nervozimi i tyre ka sherbyer vetem per te thirrur grabitqarre ose kafshe te tjera qe ushqeheshin me kufoma. Balta qe ka mbuluar brenda nje kohe te shkurter trupat e kafsheve, ka penguar qe efektet atmosferike ose kafshet e tjera te shformojne skeletin e tyre. Per kete arsye zbulimi sjell nje pasuri faktesh mbi njohjen e karakteristikave te kafsheve, por mbi te gjitha mbi sjelljen e tyre ne grup.
Grupi ishte i formuar vetem nga ekzemplare te rinj te se njejtes specie, ornitomimidet (Sinornithomimus dongi). Kjo na ben te mendojme se individet e vegjel liheshin te kujdeseshin per veten e tyre, nderkohe qe me te rriturit merreshin me ndertimin e cerdhes ose me ngrohjen e vezeve. “Nuk kishte te rritur perreth, keta kelyshe leviznin vetem”, shpjegon Pol Sereno, profesor i Universitetit te Cikagos dhe eksplorator i National Geographic.
Gjithsej jane zbuluar 25 individe, brenda nje kodre qe para 90 milion vitesh ishte nje mocal. Te gjithe kane nje moshe midis tre dhe shtate vitesh, sic mund te zbulohet nga unazat e rritjes vjetore te kockave te tyre. Izolimi i tyre brenda pak ditesh lehteson se tepermi punen e paleontologeve te cilet nuk duhet me te riformojne trupin e kafsheve, dhe per me teper jep detaje te vecanta mbi karakteristikat e tyre.
Posted on 16 Mars, 2009 nga blogshkenca
0