Energjia gjeotermike në përdorimin shtëpijak.

Posted on 23 Nëntor, 2007 nga

21



Energjia gjeotermike, nga vetë fjala (geo=toka, termike=nxehtësi), i referohet energjisë që ka vetë toka. Kjo energji është e PASTËR (nuk ka lëshime të gazrave ndohtës për ambjentin), dhe bën pjesë në ato kategori të energjive që quhen të RIPËRTËRITËSHME, sepse vjen nga një burim i pafund : bërthama e Tokës.

Ideja e një sistemi gjeotermik, konsiston në shfrytëzimin e temperaturës që qëndra e tokës (bërthama e lengshme) rrezaton në drejtim të periferisë së saj. Nëse analizojmë ndryshimin e temperaturës në thellësi të ndryshme, do të shohim se që në një thellësi prej 10 metrash temperatura e terrenit nuk influencohet më nga temperatura e atmosferës; ajo është konstante në dimër dhe verë, natën dhe ditën, me një temperaturë që i afrohet temperaturës mesatare gjatë vitit në sipërfaqe. Duke zbritur më në thellësi, temeratura rritet me rreth 3° çdo 100 metra thellësi (koefiçenti gjeotermik)

 
Sonda gjatë verës

Falë përdorimit të sondave gjeotermike (zakonisht 10) dhe pompës së nxehtësisë është e mundur të merret kjo nxehtësi në dimër për të ngrohur ambjentin, dhe të lëshohet ajo e ambjentit gjatë verës, për ta rifeskuar atë. Sonda gjeotermike ka për detyrë që të ‘nxjerrë’ nxehtësinë nga thellësia e terrenit dhe pompa e nxehtësisë, falë dhe përdorimit të një sasie të vogël të energjisë elektrike, bën transferimin dhe rrit sasinë e nxehtësisë që vjen nga toka.

impjanti-gjeotermik.jpg

Klikoni mbi figurë për ta parë të zmadhuar.

Një impjant gjeotermik përbëhet nga:

• Disa sonda gjeotermike: të cilat futen nën tokë dhe kanë për qëllim qe të bëjnë shkëmbimin e nxehtësisë për shkak të ndryshimit të temperaturave (asaj të ambjentit dhe asaj të terrenit në thellësi). Sonda përbehet thjesht nga një çift tubash prej polipropileni ose polietileni që formojnë një qark të mbyllur (komunikojnë mes tyre tek sonda në thellësi).

• Një pompë nxehtësie: që instalohet brënda ndërtesës dhe shërben për transferimin e nxehtësisë që vjen nga sondat, tek ambjenti i brëndshëm i ndërtesës (dhe anasjelltas në stinën e verës).
Pompa është një dispozitiv që funksionon në bazë të një cikli, transferon nxehtësinë e ‘thithur’ nga toka në impjantin e ngrohjes së banesës, duke shfrytëzuar një sasi energjie nga rrjeti për kompresorin.
Pjesët kryesore të një pompe janë:

 

  • Një shkëmbyes nxehtësie, evaporatori (vluesi), në të cilin, nxehtësia e ujit që vjen nga sonda, bën që të avullojë substanca ngrirese që ndodhet në të.
  • kompresori, që ngjesh këtë avull duke i rritur temperaturën dhe presionin
  • Një shkëmbyes tjetër nxehtësie, kondensatori, qëllimi i të cilit është që ta kthejë substancën ngrirese nga gjëndja e avullt në të lëngët, nëpërmjet lëshimit të nxehtësisë që ka avulli, në ujin që qarkullon në impjantin ngrohës.
  • valvula e tensionit që ul presionin dhe temperaturën e substancës ngrirese duke mbyllur kështu ciklin e saj.

 

• Sistemi shpërndarës: instalohet brënda banesës dhe mund të jetë me panele rrezatues, kaloriferë, etj…
Panelet rezatues përbëhen nga një sërë tubash, të vendosur nën dysheme, që mbajnë temperaturën e ambjentit konstante duke mënjanuar kështu dhe rrymat e ajrit të ngrohtë dhe të ftohtë që shpesh bëhen transportues të mikrobeve dhe baktereve ajri që kalon nëpërmjet kondicionerit p.sh) .
Skema e shtrimit të tubave në të cilët qarkullon uji që vjen nga pompa e nxehtësisë.Për një autonomi akoma më të madhe nga karburantet ose rrjeti energjitik, zakonisht këto sisteme integrohen me një sistem fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike. GEOenergia s.r.l eshte nje nga ndermarrjet pilote qe po eksperimenton dhe ve ne treg kete zgjidhje alternative per ngrohje, e cila ne termin afatgjate rezulton teper ekonomike.

skema-e-gjeologjise-centralit-gjeotermik.jpgPër zona të globit, ku konfigurimi gjeologjik është i tillë që të lejojë arritjen e temperaturave të larta deri në afërsi të sipërfaqes së tokës (në zonat vullkanike), ku nga puset del direkt avull me temperaturë dhe presion të lartë, energjia gjeotermike shfrytëzohet direkt për të prodhuar energji elektrike.

skema-e-centralit-gjeotermik.jpg

Interesante eshte edhe ideja e krijimit te centraleve gjeotermike. Keto te fundit duke perdorur metoden e shpjeguar me siper, por normalisht ne sasi me te madhe, do te qene ne gjendje te prodhonin energji te paster dhe mbi te gjitha do te shfrytezonin burime te riperteritshme.
Kliko mbi figura per ti pare te zmadhuara