Krijohet ne laborator kodi gjenetik i nje bakteri!

Posted on 26 Janar, 2008 nga

1



kromozomKerkuesit kane krijuar kodin gjenetik komplet te nje organizmi te gjalle – nje bakter – duke bere keshtu nje tjeter hap te rendesishem perpara per te krijuar jeten artificiale.
Me 485 gjene aktive, bakteri Mycoplasma genitalium, ka kodin gjenetik me te shkurter te njohur se cdo organizem tjeter i gjalle. Virus qe kane nje kod gjenetik akoma me te shkurter, nuk konsiderohen si qenie plotesisht te gjalla, por si nje gjendje midis se gjalles dhe jo te gjalles per shkak te paaftesise se tyre per tu riprodhuar pa ndihmen e qelizave mbartese.
Bakteret perkundrazi jane te afte te riprodhohen dhe edhe pse nga me te thjeshtat jane qenie plotesisht te gjalla. Grupi i qendres non-profit J.Craig Venter Institute, ne Maryland, punon prej vitesh duke kerkuar menyren per te ndertuar M. genitalium nga hici.
“Konsiderojme arritjen tone si hapin e dyte te rendesishem te nje procesi te perbere prej tre hapash ne tentativat tona per te krijuar organizmin e pare sintetik”, ka thene Craig Venter, themelues i institutit.
“I gjithe ky proces ka filluar me vetem kater shishe produktesh kimike”.
M. genitalium ka nje strukture mjaft te thjeshte, e gjithe ADN-ja mbahet ne nje kromozom te vetem. “Qellimi yne perfundimtar eshte ai i krijimit te nje kromozomi krejtesisht sintetik i cili mund te futet ne nje qelize artficiale, duke krijuar keshtu organizmin e pare artificial, te krijuar vetem nga njeriu” – ka shtuar Venter.
Craig venter eshte nje mer i njohur ne fushen e kerkimeve bioteknologjike. Ne 2001, Celera nje nderrmarje e krijuar prej tij, ish e para qe dekodifikoi gjithe kodin gjenetik te njeriut.

Nje tjeter artikull per arritjen ne fjale e gjeni edhe te selfmaderadio.

Sipas: Yahoo.it

Të etiketuara: , ,