
Gjithe vepra e Darvinit ne linje
Prill 21, 2008
Teoria e evolucionit eshte teoria me e plote, me logjikshme dhe si rrjedhoje me e perkrahur ne rrethin shkencor mbi krijimin dhe zhvillimin e jetes ne Toke. Babai i saj, Carls Robert Darvin, gjate udhetimit te tij 5-vjecar arriti te skiconte te gjithe kafshet qe paraqisnin karakteristika te vecanta, si ato te ishujve Galapados. Keto qenie do te sherbenin me vone si prova e gjalle e teorise se tij.
Sot keto skica dhe gjitha pjesa tjeter e vepres se Darvinit mund te shihen lirisht ne internet. Projekti i drejtuar nga Universiteti i Kembrixh (University of Cambridge), ka filluar qysh me 2002 dhe ka prodhuar me ne fund frytet e veta. 43000 faqe te shkruara dhe 150000 ilustrime, ku perfshihen edhe doreshkrime te vete Darvinit, jane tani te konsultueshme nga te gjithe. Eshte vertet nje dhurate interesante qofte per studiuesit e vepres dhe jetes se Darvinit, qofte per amatoret e thjeshte, qe deshirojne te shuajne kureshtjen mbi nje nga teorite me te perfolura.
Faqja ka nje karakter pak te “zymte”, dhe nje dizajn jo teper te arrire, megjithate informacionet qe permban jane vertet interesante dhe konsultimi i veprave eshte mjaft i lehte. Per me teper, neqofte se deshironi mund ta shkarkoni librin qe ju intereson ne formatin pdf. Me shprese se do te arrini te gjeni dicka interesante, ju linkoj The Complete Work of Charles Darwin Online.
“Shfletim” te mbare!

mendoj se vertet evolucioni eshte rrenim i vlerave morale.
se pari,njerezit justifkohen kur bejne nje krim se jane pasardhes te kafsheve dhe jane te paafte qe te ndalojn einstiktet e tyre.
se dyti,fakti i perzgjedhjes natyrore,me i forti te shpetoje.peshku i madh ha te voglin.eshte nje gabim i madh,dhe plotesisht rrenim i vlerave humane.sepse njeriu do te mendoje vec per vete,nuk do kete me humanizem,sdo mendoje njeriu per njeriun…
se treti,une personalisht nuk e quaj veten kafshe,sepse kam llogjike dhe flas.nuk kam asnje lloj lishje me kafshet. mbase ka qene darvini.
Interpretimi qe i ben evolucionit eshte i gabuar per mendimin tim.
Se pari: Fakti qe jane pasardhes te kafsheve nuk eshte justifikim. Njeriu eshte qenie qe jeton ne shoqeri dhe si e tille i bindet rregullave te shoqerise ku jeton. Mos zbatimi i ketyre rregullave nuk mund te justifikohet me faktin se jemi pasardhes te majmuneve per arsyen e thjeshte se supozohet qe te jemi qenie me te evoluara.
Se dyti: “fakti i perzgjedhjes natyrore,me i forti te shpetoje.peshku i madh ha te voglin”, eshte FAKT, si rrjedhoje nuk mban ne vetvete cilesine e gabimit. Eshte njesoj si Fakti qe dielli lind cdo mengjes. Ky fakt nuk eshte i drejte ose i gabuar, eshte thjesht nje fakt, pra nje e vertete.
Ky fakt shtrihet ne aspektin biologjik dhe afatgjate te ekzistences se specieve te ndryshme. Fale ndryshimeve gjenetike speciet pershtaten me ambientin ku jetojne, ne luften per mbijetese. Prej nga vetem speciet qe pershtaten me mire arrijne te mbijetojne. Kjo nuk presupozon aspak kthimin e individeve ne vetvete, prej nga te shohin vetem te miren personale. Perkundrazi, cdo individ eshte i vetedijshem se ekzistenca e tij varet nga puna ne grup. Ky eshte nje nga faktoret kryesore qe i ka bere njerezit te jene raca dominuese ne planet, pasi puna ne grup ka bere qe ata te pershtaten me mire ne ambientin ku jetojne, dhe si pasoje ti mbijetojne mjedisit te ashper.
Ajo cka nenkupton ne komentin tend nuk ka te beje aspak me evolucionin, por me zhvillimin social te individeve. Ky zhvillim nuk ndikohet nga evolucioni biologjik i pershkruar nga Darvini, por nga evolucioni shoqeror, nga rrethi shoqeror ku individi jeton, nga edukimi qe merr gjate jetes etj.
Se treti: ti mund ta quash veten si te duash por kjo nuk varet nga ty. Edhe mua me pelqen ta quaj veten President i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, por kjo nuk do te thote se jam ne te vertete i tille. Ne te gjithe (njerezit), e quajme apo jo veten te tille, jemi pjese e mbreterise se kafsheve, klasa e gjitareve. Ky eshte nje Fakt.
Me pas interpretim gjuhesor qe i behet fjales “kafshe”, e perdorur si fjale fyese, eshte dicka tjeter qe nuk ka lidhje me evolucionin.
Shpresoj qe te kem mundur te qartesoj pak ndryshimin mbi ate cka evolucioni i pershkruar nga Darvini eshte ne te vertete dhe mbi interpretimin e gabuar qe behet ne shume raste.
Kjo faqe mendoj se është diqka shum e qelluar.Une nga kjo qfar edhte e shkruar ketu kam kuptuar me mesuar shum gjera te cilat mepar si kam ditu.Une mendoj se gjdo njeri qe deshiron te dij diqka me teper rreth biologjis edhe shkences se saj mund ta bej permes keti web-i.Por do te deshiroja qe kjo faqe te kishte edhe disa te dhena per Sistemin Endokrin …me rrespektin me te mash Jerina Rama….Gjakovë…
tung qka po ban a je mir si po kalon ne pun aaaaaaaaaaaa a ka naj qka te re anej kah ti tung se po shkoj
kjo na vyn neve e jo juve o magar
Teoria e evolucionit eshte teoria me e plote, me logjikshme…
Keshtu ofendon me shume se gjysmen e globit.
Teoria e evolucionit eshte fllucke sapuni.
Jo vetem qe nuk eshte arritur kurre te vertetohet, por edhe shtyllat mbi te cilat mbahet bien ne kundershtim me njera tjetren, dhe me ligjet themelore te fizikes.
Tani, do te ishte me mire, qe kur te permendet fjala llogjike ne nje fjali apo kontekst me kete teori, te shtohet gjithashtu shprehja “per mendimin tim”; kjo eshte e pranueshme.
“Teoria e evolucionit eshte teoria me e plote, me logjikshme…
Keshtu ofendon me shume se gjysmen e globit.
Teoria e evolucionit eshte fllucke sapuni.”
Ndersa ti ofendon gjysmen tjeter qe beson ne kete teori! Matematika nuk eshte nje opinion!
Matematika nuk eshte opinion… por te mos flasim pa lidhje… teoria e darvinit me matematiken jane aq te kitheta sa nuk kane ku te vene me.
Matematika nuk eshte opinion, por teoria e darvinit eshte opinion fantazi edhe besim fetar i deshperuar fare.
Kujtova se po flisnim per shkence i dashur blogshkence. E ktheve padashje ne estrade.
PS: nuk ofendohet njeri nga besimi jot personal, por kur e damkos tjetrin si te pallogjikshem duke deklaruar qe vetem ato qe beson ti jane te llogjikshme atehere po, ketu ka ofeze.
Shiko se “matematika nuk eshte nje opinion” nuk eshte vene per te patur lidhje me evolucionin. Shprehja nenkupton qe nqs se gjysma qe nuk beson ne teoria e evolucionit fyet kur thuhet se kjo teori eshte e logjikshme, gjysma tjeter fyhet kur thuhet se evolucioni nuk eshte i logjikshem.
Nuk ka gjysem tjeter, blogshkence.
Nuk jane bere ndonjehere statistika per kete gje, po as mos te te shkoje mendja se idhtaret e ketyre palacolleqeve te kalojne me shume se 10% te popullsise se globit.
Dhe gjithsesi, edhe sikur te ishin 50-50… nuk mund te quash 3 miljard e kusur njerez te pallogjishem, thjesht pse nuk besojne ne fene tende.
Fundja, teoria e evolucionit nuk ka asnje lloj llogjike te shendoshe ne te. Ndjek dy tre shembuj, qe nuk vertetojne asgje; nuk ka asnje lloj fakti per ta vertetuar apo per t’u mbeshtetur, dhe thith cdo vit miljarda dollare ne akordim fondesh.
Prandaj, kur nje gje te tille e quan “me e llogjikshmja”, behet edhe me e neveritshme.
Une mendoj se teoria e Darvinit eshte e vertete. Mbase mund te themi se nuk eshte mjaft e provuar si te thuash, por une besoj se eshte e vertete. Mendoj se brenda saj ka llogjike, pra ajo nuk eshte formuluar kot se koti.
P.S. Besoj se njerezit qe nuk e besojne kete teori nuk ka pse te fyhen.
me falni qe po ju pys por a e keni
POR A E KENI LEXUAR LIBRIN I CILI TITLLOHET “”"fATKEQSIT QE SOLLI DARVINI PER NJERZIMIN”"”"‘.
LEXOJENI DHE DO TA KUPTONI SEPSE TEORIA E DARVINIT ESHTE E DABUESHME
LEXOJENI….
Vedat, ky liber eshte shkruar nga Harun Jahja, nje gjysem-analfabet qe s’ka nje pike lidhje per teorine e evolucionit apo shkencen. Pervec asaj, ai e kryeson nje kult te rrezikshem ne Turqi dhe eshte, me sa e di, ne burg. Kerko pak ne Google e e sheh se kush eshte Harun Jahja.
Sidoqofte, pavaresisht nga spekulimet idiotike te Jahjes, i cili te vetmin qellim e ka promovimin e fese islame (ne interpretim te vecante te tij), nese don te informohesh per Darwinizmin, materiale ka sa te duash, si ne Web ashtu edhe ne librari.
Nese don nje krahasim, eshte poaq teori e vertetuar sa teoria e Kopernikut qe bota sillet rreth diellit, e jo anasjelltas.
pse mendon se teoria e darvinit se eshte e vertet
me shpjego se a eshte e vertet se njeriu e ka perjardhjen MAJMUNIT ?
te lutem te me tregoni se a eshte e vertet se njeiru ka prejardhje nga majmuni
edhe ju blogshkenca ju lutme te ma tregoni edhe ju gjithe te tjeret ma jepni nje sqarim?
LU LUTEM????
Vedat,
Njeriu nuk e ka prejardhjen prej majmunit. Ne te vertete, njeriu se bashku me shimpanzat edhe bonobot (lloj primatesh) kane paraardhes te perbashket. Kjo eshte vertetuar plotesisht, si ne baze te fosileve ashtu edhe ne baze te hulumtimeve gjenetike (98% te gjeneve i kemi te perbashketa me shimpanza). Po shko edhe me larg ne histori e gjen paraardhes te perbashket me te gjithe gjitaret. Shko edhe me larg, me te gjithe peshqit, pastaj me insektet, me bimet, etj. Kjo eshte bukuria fascinuese e teorise se Darwinit, pra deshmia qe te gjitha qeniet e gjalla, ne kuptim te plote te fjales, jane anetare te nje familjeje.
Edhe nuk eshte besim apo filozofi, por fakt i deshmuar.
ok roland
po te pyes nje pyetje
Cili eshte njeriu i pare????
Pyetja ‘Cili eshte njeriu i pare’ ka sens vetem ne retrospektive. Evolucioni eshte proces gradual, keshtuqe nuk ka nje pike te caktuar ku njeriu eshte bere njeri. Mirepo nese e ke fjalen per prejardhjen e llojit Homo sapiens, eshte vec e konfirmuar qe te gjithe njerezit e sotem e kane prejardhjen nga Afrika Lindore. Pra aty e gjen ‘njeriun e pare.’ Ka pasur hominid tjere, por te gjithe jane shfarosur, supozohet, nga ana a paraardhesve tane (Asgjesimi i specieve tjera nga ana e njerezve, perndryshe vazhdon deri ne dite te sotit).
Duhet patur parasysh se e kemi fjalen per nje periudhe shume te gjate kohore te ndryshimit te ngadalshem. Per kete arsye eshte aq veshtire te kuptohet. Ne nje krahasim te shkencetarit amerikan Carl Sagan, nese e fut tere historine e universit brenda nje viti, njerezit shfaqen ne 2-3 minutat e fundit te ores se fundit te 31 dhjetorit.