Gjithe vepra e Darvinit ne linje

Posted on 21 Prill, 2008 nga

34



Origjina e specieveTeoria e evolucionit eshte teoria me e plote, me logjikshme dhe si rrjedhoje me e perkrahur ne rrethin shkencor mbi krijimin dhe zhvillimin e jetes ne Toke. Babai i saj, Carls Robert Darvin, gjate udhetimit te tij 5-vjecar arriti te skiconte te gjithe kafshet qe paraqisnin karakteristika te vecanta, si ato te ishujve Galapados. Keto qenie do te sherbenin me vone si prova e gjalle e teorise se tij.
Sot keto skica dhe gjitha pjesa tjeter e vepres se Darvinit mund te shihen lirisht ne internet. Projekti i drejtuar nga Universiteti i Kembrixh (University of Cambridge), ka filluar qysh me 2002 dhe ka prodhuar me ne fund frytet e veta. 43000 faqe te shkruara dhe 150000 ilustrime, ku perfshihen edhe doreshkrime te vete Darvinit, jane tani te konsultueshme nga te gjithe. Eshte vertet nje dhurate interesante qofte per studiuesit e vepres dhe jetes se Darvinit, qofte per amatoret e thjeshte, qe deshirojne te shuajne kureshtjen mbi nje nga teorite me te perfolura.
Faqja ka nje karakter pak te “zymte”, dhe nje dizajn jo teper te arrire, megjithate informacionet qe permban jane vertet interesante dhe konsultimi i veprave eshte mjaft i lehte. Per me teper, neqofte se deshironi mund ta shkarkoni librin qe ju intereson ne formatin pdf. Me shprese se do te arrini te gjeni dicka interesante, ju linkoj The Complete Work of Charles Darwin Online.
“Shfletim” te mbare!